Franca thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Ukraina

Për shkak të tensioneve të krijuara nga grumbullimi i ushtarëve rusë në kufirin ukrainas, u rekomandua që të mos shkohet në rajonet kufitare veriore dhe lindore të Ukrainës dhe të largohen menjëherë nga këtu

Franca u bëri thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Ukraina, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Jashtme e Francës përditësoi paralajmërimin e saj për “udhëtimet” drejt Ukrainës.

Për shkak të tensioneve të krijuara nga grumbullimi i ushtarëve rusë në kufirin ukrainas, u rekomandua që të mos shkohet në rajonet kufitare veriore dhe lindore të Ukrainës dhe të largohen menjëherë nga këtu.

Nga shtetasit francezë kërkohet që të largohen nga Ukraina dhe të shtyhen udhëtimet që nuk janë të detyrueshme dhe që janë planifikuar të bëhen në këtë vend.

Kategoritë
BotaLajme