Francë, Macron dhe Le Pen do të garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Macron dhe Le Pen të cilët fituan dy vendet e para në raundin e parë, më 24 prill do të garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Sipas sondazheve dalëse të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, presidenti aktual Emmanuel Macron dhe kandidatja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen kanë mbetur në raundin e dytë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në sondazhet të përgatitur nga France Info, Le Monde dhe France 24, asnjë prej 12 kandidatëve nuk arriti të marrë shumicën e nevojshme prej 50 për qind në raundin e parë për t’u zgjedhur president.

Sipas kësaj, Macron fitoi 28,1 për qind të votave duke u renditur i pari në raundin e parë. Pas tij Le Pen fitoi 23,3 për qind të votave.

Kandidati i ekstremit të majtë Jean-Luc Melenchon fitoi 20,1 për qind të votave, i ekstremit të djathtë Eric Zemmour 7,2 për qind, kandidatja e Partisë së Republikanëve Valerie Pecresse 5 për qind.

Yannick Jadot, kreu i Partisë së Gjelbërve dhe deputeti i Parlamentit Evropian 4,4 për qind, ndërsa kandidatja e Partisë Socialiste njëherësh kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo mori 2,1 për qind vota.

Macron dhe Le Pen të cilët fituan dy vendet e para në raundin e parë, më 24 prill do të garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Rezultatet zyrtare të raundit të parë do të bëhen të ditur më 13 prill nga Gjykata Kushtetuese.

Kandidati që do të fitojë në raundin e dytë, detyrën do ta marrë më 13 maj.

Macron dhe Le Pen gjithashtu kishin shkuar në raundin e dytë të zgjedhjeve të vitit 2017.

Macron duke fituar 66,1 për qind të votave ishte zgjedhur president.

Kategoritë
BotaLajme