Francë, ministri i brendshëm u kërkon guvernatorëve të jenë në gatishmëri ndaj kërcënimeve terroriste

“Kërcënimet terroriste janë të larta në muajin prill në të cilin ka shumë data të rëndësishme nga fe të ndryshme”, tha ministri Darmanin

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin u ka dhënë udhëzim prefekturave që të jenë në gatishmëri duke theksuar se kërcënimet terroriste janë të larta në muajin prill në të cilin ka shumë data të rëndësishme nga fe të ndryshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin e vendit, Darmanin në mesazhin e tij dërguar prefekturave, policisë dhe xhandarmërisë, ka rikujtuar se muaji prill përfshin ditë të rëndësishme që i përkasin feve të krishterë, hebreje dhe islame.

Darmanin ka kërkuar nga prefekturat që gjatë muajit të jenë në gatishmëri kundër kërcënimeve të larta terroriste, kryesisht në ambientet fetare dhe që të mbrohen me kujdes vendet fetare që do të jenë të mbushura me njerëz, kryesisht për shkak të festimeve të pashkëve nga të krishterët ortodoksë.

Kategoritë
BotaLajme