Francë, sulm me thikë ndaj policisë

Sipas një deklarate nga xhandarmëria rajonale franceze, bëhet e ditur se një person sulmoi me thikë një polic të bashkisë dhe më pas u largua duke i marrë policit armën

Në qytetin Nantes të Francës janë plagosur 3 forca të xhandarmërisë në një konflikt i cili ndodhi pas një operacioni që filloi pas një sulmi me thikë ndaj një polici bashkiak, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga xhandarmëria rajonale franceze, bëhet e ditur se një person sulmoi me thikë një polic të bashkisë dhe më pas u largua duke i marrë policit armën.

Në operacionin për të arrestuar të dyshuarin që forcat e sigurisë filluan në rajon, u plagosën 3 pjesëtarë të xhandarmërisë.

Në deklaratë thuhet se agresori u vra nga forcat e sigurisë, ndërsa vazhdon rreziku për jetën për policin e plagosur.

Ndërkohë theksohet se ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të dhënë mbështetje për zyrtarët policorë.

Kategoritë
BotaLajme