Francezët djegin 874 makina gjatë ndërrimit të viteve

Në total 874 makinave u është vënë zjarri gjatë ndërrimit të viteve në Francë.

Ministri i Brendshëm thot-ë se numri është shumë herë më i vogël se sa ishte në 2019.

Për shkak të orës policore nuk pritej që të kishte shqetësime të tilla gjatë festave.

Djegia e makinave është bërë një ngjarje e përvitshme në periferitë franceze që prej protestave të 2005 në disa qytete.

Rreth 95 mijë punonjës policie dhe 32 mijë zjarrfikës u angazhuan gjatë ndërrimit të viteve.

Në Paris, ku vendosja e maskës është bërë sërish e detyrueshme, janë gjobitur 779 persona.

Nga 3 janari, grumbullimi në ambiente publike do të jetë i kufizuar deri në 2 mijë persona.

Studimet tregojnë se veprime të tilla kryhen më së shumti nga të rinj nga komunitete të varfra dhe djegia e makinave është një formë proteste kundër shtetit, të cilin e fajësojnë për mungesën e mundësive ekonomike.

Kategoritë
BotaLajme