Frikë dhe spektakël/ Shihni vullkanin gjigand në Indonezi

Një vullkan gjigand shpërtheu të mëngjesin e së martës në Indonezi duke lëshuar në qiell një kolonë spektakolare hiri mijëra metra.

Vulkanologët regjistruan 13 shpërthime të ndara nga njëri-tjetri ndërsa mbi malin Sinabung u pa një shtëllungë hiri që arriti lartësinë deri në 5,000 metra.

Vullkani kishte një rreze prej 5 kilometrash ndërsa nuk pati asnjë rrezik për njerëzit apo pronën, thanë autoritetet.

Asnjë urdhër evakuimi nuk është lëshuar dhe nuk është raportuar ndonjë ndërprerje fluturimi.

“Banorët janë të frikësuar, shumë po qëndrojnë brenda për të shmangur hirin vullkanik”, tha për AFP Roy Bangun.

Muhamed Nurul Asrori, një oficer monitorimi në Sinabung, tha se shtëllunga e tymit dhe hirit ishte më e madhja që kishte parë që nga viti 2010 dhe paralajmëroi se mund të bëhej akoma më e madhe.

Kupola e madhe e llavës mund të shpërthejë në çdo kohë, duke shkaktuar një ortek më të madh resh të nxehta“, tha ai.

Vullkani në fjalë është aktivë prej shekujsh ndërsa u bë aktiv fillimisht në 2010-ën duke lënë edhe dy viktima.

Pas një periudhe tjetër pasiviteti, ai shpërtheu përsëri në 2013 duke mbetur vazhdimisht aktiv.

Në 2014, shpërthimi vrau të paktën 16 njerëz, ndërsa 7 të tjerë vdiqën nga shpërthimi i 2016-ës.

Indonezia, një arkipelag me më shumë se 17,000 ishuj, ka afro 130 vullkanë aktivë.

Shteti aziatik bën pjesë në “Unazën e Zjarrit”, një rrip kufijsh të pllakave tektonike që rrethojnë Oqeanin Paqësor, ku ndodhet edhe aktiviteti më i shpeshtë sizmik.

Kategoritë
BotaLajme