Fshati që s’dinte asgjë për pandeminë derisa shkuan për t’i vaksinuar

Prej gati dy vitesh, bota është e mbërthyer nga pandemia e koronavirusit, ku deri tani kanë ndërruar jetë të prekur me Covid-19 më shumë se 5 milionë persona.

Megjithatë, një komunitet me 5800 persona, të cilët jetojnë mes pyjeve të dendur të Amazonës në Peru, as që ia kishin idenë pandemisë, deri në momentin kur aty mbërriti grupi i vaksinatorëve.

“Nuk dinim që koronavirusi ekzistonte. Është hera e parë që kemi dëgjuar për këtë virus të quajtur Covid-19”, tha Apu Mariano Quisto për Reuters në momentin kur aty mbërriti grupi i vaksinatorëve.

Mangual është fshati më i largët mes Amazonës. Banorët nuk kanë energji elektrike në shtëpitë e tyre prej druri, ndërsa jetojnë nga gjuetia dhe peshkimi. Lidhja me botën e jashtme për ata është minimale. Grupit të vaksinatorëve dhe atij të Reuters iu deshën 3 ditë udhëtim e lundrim me varkë për të mbërritur në këtë komunitet./A2CNN

Kategoritë
BotaLajme