FSK po vazhdon kërkimet për personin që dyshohet se u hodh nga “Ura e Fshejt”

Ende nuk është gjetur personi që dyshohet se është hedhur nga Ura e Fshejt në Gjakovë në ditët e fundit të janarit të këtij viti.

Ekipet e Kërkim Shpëtimit në ujëra të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë kërkimin për gjetjen e personit.

“Ekipet e Kërkim Shpëtimit në ujëra të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, edhe sot në kushte shumë të vështira, duke rrezikuar edhe jetën e tyre, vazhdojnë operacionin e kërkimit për personin e humbur në afërsi të urës së Fshejtë. Operacioni i kërkimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës nuk është ndërprerë as në situata të jashtëzakonshme dhe do të vazhdoj deri në përmbushjen e misionit”, thuhet në njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së.

Kategoritë
LajmeVendi