Fundoset anija me 750 tonelatë karburant

Një cisternë nafte që transportonte 750 tonelatë karburant dhe e cila ishte bllokuar në brigjet e Tunizisë për shkak të kushteve detare u fundos.

Ekuipazhi tashmë ishte evakuuar, por ajo që tani dyshohet është një fatkeqësi mjedisore.

Megjithatë autoritetet lokale shpjegojnë se për momentin “nuk do të ketë derdhje karburanti”. Fotot janë publikuar në rrjete sociale.

Kategoritë
BotaLajme