Fundoset në oqean trageti me makina luksoze me vlerë 401 milionë dollarë

Anija e mallrave që mori flakë në Oqeanin Atlantik teksa transportonte rreth 4000 automjete Volkswagen AG në SHBA u fundos pavarësisht përpjekjeve për ta tërhequr në një vend të sigurt.

Anija “Felicity Ace” u fundos  220 milje detare larg brigjeve të Azores të Portugalisë rreth orës 9 të mëngjesit me orën lokale të martën e 1 marsit, pasi u godit nga dallgët dhe u anua 45 gradë në të djathtë, tha kompania e menaxhimit të anijes.

“Moti ishte shumë i keq atje,” tha Pat Adamson, një zëdhënës i Mitsui OSK Lines Ltd.

Kompania Volkswagen kishte në bordin e anijes modele VW, Porsche, Audi, Bentley dhe Lamborghini.

Anija  kisjhte destanacion Rhode Island nga porti gjerman i Emden.

Zjarri në anije shoërtheu më 16 shkurt dhe besohet të ketë zgjatur më shumë se një javë pasi ekuipazhi i anijes me flamurin e  Panamasë e la anijen  pa mbikëqyrje dhe u largua.

Rimorkiatorët dhe varkat e shpëtimit që shoqërojnë anijen janë në zonë për të monitoruar situatën, tha Adamson, duke shtuar se ende nuk duket se ka ndonjë ndotje nga nafta dhe se ata po e monitorojnë atë edhe pse frika për ndotje të oqeanit  nga karburanti I makinave është e madhe. Nga ana e saj Volkswagen nuk pranoi të komentojë situatën.

Prodhuesi gjerman i makinave ka frikë se një numër i madh i makinave  në bord nuk mund të shpëtohen, me markat dhe tregtarët që paralajmëronin klientët se automjetet e destinuara për në SHBA nuk do të dorëzohen.

“Dëmtimi i makinës do të mbulohet me paratë e sigurimeve”, tha prodhuesi i automjeteve javën e kaluar.

The Guardian shkruan se anija mbante mallra me vlerë rreth 438 milion dollarë, nga të cilat 401 milionë dollarë ishin makina./abcnews.al/

Kategoritë
BotaLajme