Fushata zgjedhore mbetet 30 ditë – të mërkurën nis votimi me postë

Para fillimit të mbledhjes, i pari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se fushata zgjedhore mbetet 30 ditë, raporton Ekonomia Online.

Ai i ka bërë thirrje subjekteve politike të certifikuara që t’i respektojnë masat kundër Covid-19, gjatë fushatës zgjedhore.

Tutje, Radoniqi tha se të mërkurën fillon votimi me postë deri me 15 tetor.

“E shoh të nevojshme që t’i adresohem subjekteve politike pasi që nga 16 shtator fillon fushata zgjedhore”.

“Siç e thash edhe dje periudha e fushatës zgjedhore për këto zgjedhje është 30 ditë dhe kjo periudhë është ligjore dhe nuk mund të ndryshohet, andaj i bëj thirrje subjekteve politike që gjatë kësaj periudhe t’i mbahen rregullave të KQZ-së”.

“Gjithashtu ajo që është e rëndësishme gjendja e rëndë e pandemisë i bëjë thirrje subjekteve që të respektojnë masat për mbrojtje”.

Kategoritë
LajmeVendi