Futboll, Fenerbahçe nënshkroi futbollistin Mesut Özil nga Arsenali

“Është arritur një marrëveshje me Klubin e Futbollit Arsenal për transferimin e futbollistit profesionist Mesut Özil në klubin tonë”, njoftoi Fenerbahçe në një deklaratë.

Klubi turk i futbollit Fenerbahçe konfirmoi sot nënshkrimin me futbollistin Mesut Özil nga Arsenali në një transferim falas, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Është arritur një marrëveshje me Klubin e Futbollit Arsenal për transferimin e futbollistit profesionist Mesut Özil në klubin tonë”, njoftoi klubi i Stambollit në një deklaratë.

Özil, një shtetas gjerman me origjinë turke, nënshkroi një kontratë 3,5 vjeçare me klubin e Super Ligës turke.

Mesfushori 32-vjeçar arriti në Stamboll me një avion privat më 18 janar.

Ai kishte tre sezone të suksesshme me gjigantët spanjollë Real Madrid, gjatë të cilave ai ndihmoi “mbretërit” të fitonin një titull në La Liga, si dhe një Super Kupë Spanjolle.

Pasi u transferua në Arsenal në vitin 2013, Özil fitoi katër trofe të Kupës FA në Londër, duke realizuar 44 gola dhe 77 asistime në 254 ndeshje.

Kategoritë
Sport