Futboll – Kombëtarja turke e të amputuarve sërish kampione evropiane, mposhti 6-0 Spanjën

Kombëtarja turke e të amputuarve u shpall kampione për të dytën herë radhazi duke mposhtur Spanjën me rezultatin e thellë 6-0 në finalen e Kampionatit Evropian të Futbollit.

Sportistët e gjysmëhënës dhe yllit bënë një fillim shumë të mirë në Krakov të Polonisë.

Turqia kaloi në epërsi 1-0 me Omer Guleryuz, në minutën e 6-të.

Në minutën e 10-të, Turqia dyfishoi rezultatin sërish me Omer Guleryuz.

Kemal Gules e çoi epërsinë në 3-0 në minutën e 21-të dhe Rahmi Ozcan e thelloi atë në 4-0 në minutën e 24-t.

Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë e takimit final.

Futbollistët e kombëtares së të amputuarve e nisën me gol edhe pjesën e dytë të ndeshjes. Guleryuz bëri “hat-trick” duke shënuar golin e 5-të për Turqinë në minutën e 26-të të pjesës së dytë.

Goli i Kemal Güleş në minutën e 42-të përcaktoi rezultatin përfundimtar të takimit dhe kështu Turqia e mposhti Spanjën 6-0 duke u shpallur kampione evropiane.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për kombëtare e të amputuarve, e cila e pati fituar këtë trofe edhe në Kampionatin Evropian 2017 të mbajtur në Stamboll.

Omer Guleryuz, shënues i 11 golave në këtë kampionat, u bë njëherësh golashënuesi dhe futbollisti më i mirë i turneut.

Kategoritë
Sport