Futboll, ndeshja miqësore Shqipëri-Gjeorgji përfundon pa gola

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë u zhvillua në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ku në të dyja pjesët ekipet nuk arritën të shënojnë gol

Ndeshja miqësore e futbollit mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë ka përfunduar pa gola, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja mes dy kombëtareve u zhvillua në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ku në të dyja pjesët ekipet nuk arritën të shënojnë gol.

Të pranishëm në stadium ishin edhe tifozët shqiptarë në mbështetje të ekipit kuqezi, për të cilin nuk munguan edhe rastet për gol.

Ndeshja miqësore është luajtur në kuadër të përgatitjeve për Ligën e Kombeve që do të nisë nga muaji qershor i këtij viti, ku Shqipëria është pjesë e grupit B2 në Ligën B, së bashku me Rusinë, Izraelin dhe Islandën.

Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), ndeshja e sotme është miqësorja e pestë mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, që në total kanë zhvilluar edhe 13 ndeshje tjera mes njëra-tjetrës, ku 9 ndeshje kanë qenë të vlefshme për kualifikueset e Evropianit dhe Botërorit, ndërsa të tjerat kanë qenë miqësore.

Kategoritë
LajmeSport