Futbollisti me origjinë turke, Enes Sali hyn në historinë e futbollit evropian

Futbollisti me origjinë turke, Enes Sali i cili veshi për herë të parë fanellën e Rumanisë, u bë futbollisti më i ri evropian që ka luajtur në një ndeshje zyrtare të kombëtares me moshën 15-vjeç e 264 ditë.

Futbollisti me origjinë turke, Enes Sali i cili veshi për herë të parë fanellën e Rumanisë, u bë futbollisti më i ri evropian që ka luajtur në një ndeshje zyrtare të kombëtares me moshën 15-vjeç e 264 ditë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Enes, fanellën e ekipit kombëtar të Rumanisë e veshi për herë të parë në minutën e 82-të të ndeshjes që u zhvillua në javën e 10-të të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës FIFA 2022 kundër Lihtenshtajnit.

Enes, i cili luan në ekipin Farul Constanta të drejtuar nga Gheorghe Hagi, në këtë mënyrë theu rekordin e norvegjezit Martin Odegaard me 15-vjeç e 300 ditë.

Në moshën 15-vjeç 200 ditë, Enes gjithashtu u regjistrua si futbollisti më i ri që ka shënuar gol në ligën e parë të Rumanisë.

Kategoritë
Sport