Futbollisti shqiptar shënon golin e parë në një Kampionat Evropian, pasi humbi penalltinë

Maqedonia e ka ngushtuar epërsinë në 2-1 ndaj Ukrainës.

Në minutën e 57-të, ka arritur të shënojë mesfushori shqiptar që luan në Premierligë, Ezgjan Alioski.

Ai fillimisht gaboi nga pika e bardhë, por me pak fat, topi u kthye te ai dhe e përmirësoi atë gabim duke realizuar golin për Maqedoninë.

Kategoritë
LajmeRajoni