Gafa, shumë herë të para dhe dedikim për Eriksen: Austria likuidon Maqedoninë e Veriut

Austria ka marrë fitoren e parë, me rezultatin 3-1, në një Europian dhe e ka bërë ndaj Maqedonisë së Veriut që debutonte në një kompeticion të tillë.

Një duel i luftuar, me Austrinë që kishte kontrollin e lojës në shumicën e ndeshjes dhe u shfaq rrezikshëm. Nga ana tjetër edhe Maqedonia e Veriut u mundua të mos dilte pa pikë.

Ndeshja nisi me një gol të shpejtë, teksa Lainer pas një krosi perfekt të Sabitzer e devijoi topin me këmbë dhe e çoi drejt e në rrjetë.

Festë, por që nuk zgjati shumë. Austria i dhuroi sulmuesit Goran Pandev goli e parë të Maqedonisë së Veriut në një Europian.

Veterani nuk fali dhe rezultati u barazua 1-1 dhe nuk ndryshoi në 45 minutat e para. Austria nuk mund të pajtohej me këtë rezultat dhe nuk i ndali sulmet

Gregoritsch, në minutën e 78-të, sërish pas një krosi, nuk fali dhe i dha epërsinë Austrisë dhe festoi me një mesazh për Christian Eriksen.

Maqedonia e Veriut në fund i dhuroi edhe një gol tjetër Austrisë dhe ishte Egzon Bejtulai ai që gaboi dhe Arnautovic nuk fali dhe i mbylli llogaritë e këtij dueli.

Kategoritë
Sport