” Gara e notit nga Azia në Evropë “, Fatih Çesko nga Kosova përfundoi me sukses këtë maratonë

Gara vjetore e notit nga bregu aziatik i Stambollit në bregun evropian është emëruar gara më e mirë në botë e notit në qiell të hapur e cila u mbajt edhe këtë vit me pjesëmarrjen e mijëra notarëve.

Bëhet e ditur se në garën prej afërsisht 6.5 kilometra kanë marrë pjesë 2.600 notarë meshkuj dhe femra nga 49 shtete. Në mesin e 2600 notarëve Fatih Çesko ishte i vetmi kosovarë i cili morri pjesë në këtë garë dhe përfundoi me sukses duke notuar 6,5 kilomera në një kohë prej  71 minuta  e  17 sekonda.

Duke folur për mediumin tonë Çesko ka thënë se për këtë garë ishte përgatitur 5 muaj duke punuar intenzivisht dhe 3 vite me rradhë ka aplikuar për të marrë pjesë në këtë garë

” Ka 5 vite që merrem me notë pra kam filluar si hobi duke ushtruar në pishinë pastaj 3 vite me rradhë kam aplikuar për të qenë pjesë e kësaj gare por fati ishte që të pranohem këtë vit dhe menjëherë pasi që u konfirmua pjesëmarrja ime fillova të përgatitem intenzivisht ku punova rreth 5 muaj pa u ndalur dhe jam shumë i lumtur që përfundova këtë garë me sukses”  u shpreh ai.

Gara e cila është zhvilluar në ngushticën e Bosforit në Stamboll ka nisur nga skela Kanlıca në pjesën e Anadollit dhe ka përfunduar në pjesën evropiane përballë parkut Kuruçeşme Cemil Topuzlu ku klasifikimet janë kryer në saje të një çipi të vendosur në këmbët e sportistëve, të cilët gjatë garës kanë qenë të shoqëruar nga mbetje të ndryshme detare me qëllim ndërhyrjen në ndonjë situatë problematike të mundshme./Gazetaere

Kategoritë
LajmeSport