Gashi: Me shuarjen e AKP-së, Kosova humb miliona euro

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se me shuarjen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), vendi mund të humbas miliona euro.

Gashi në vazhdimin e seancës parlamentare që po diskutohet për këtë agjenci ka njoftuar se rrezikohet mijëra lëndë që kanë të bëjnë me privatizimin.

Ekzistojnë disa probleme, është e vërtetë që ka probleme në AKP ka pasur në vazhdimësi edhe kur është drejtuar nga ndërkombëtarët edhe kur janë bartur te vendorët. Këto probleme që po paraqiten kanë të bëjnë me mendësi, mënyra se si po arsyetohet është e gabuar. Ajo çka tha kryeministri nuk reflektohet në këtë propozim. Ka shumicë që e përkrah, por s’ka veprim që të shuhet agjencia duhet dy ligje të ndryshohen. Pra duhet të ndryshohen ligjet. Vetëm në Dhomën e Posaçme janë mbi 20 mijë lëndë. Janë edhe tre mijë lëndë të tjera. Nuk ka plan qeverisë se si e sheh çështjen e kësaj agjencie. Unë nuk jam kundër të shkarkohet Bordi. Po nuk është qëllimi ajo por e ka qëllim me kap keqpërdorimin duke dërguar të vet Qeveria”, tha Gashi, përcjell Telegrafi.

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka thënë që kjo agjenci nuk i ka shërbyer qëllimit që është themeluar.

Ajo në këtë seancë ka kërkuar që të mos miratohet raporti vjetor i AKP-së dhe të bëhet shkarkimi i Bordit të Drejtorëve të kësaj agjencie.

“Tashmë është fakt që AKP nuk i ka shërbyer qëllimit që është themeluar. Kemi pasur afera në raport me nxitjen e punësimit. Rreth 90 për qind i këtyre ndërmarrjeve të privatizuar në objekte të ndryshme. Kjo e ka bërë që të shkojmë në një zgjidhje, në mbylljen e AKP-së. Kemi qenë dëshmitar të ofendimeve që janë bërë nga këta anëtar në drejtim të Kuvendit. Të panumërta janë rastet e ndikimeve të drejtpërdrejta. AKP shpenzime ka 8 milionë euro në vit, kurse inkasimet janë vetëm 3 milionë euro”, tha Kusari-Lila.

Ajo kërkon që të shkarkohet Bordi i Drejtorëve të AKP-së.

I propozojmë seancës mosmiratimin e raportin vjetor të AKP-së dhe shkarkimin e Bordit të Drejtorëve”, përfundoi ajo.

Ndërsa, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se mandati i Bordit të AKP-së është i qartë.

“Në radhë të parë nuk mund ta ndërroj mandatin e Bordit aktual të AKP-së. Për t’u ndryshuar kjo duhet të miratohet ligji, e pastaj të vendoset një Bord i përkohshëm. Mandati i Bordit është i qartë, kjo nuk mund të ndodh. Këtu ka shumë punë për Prokurorinë”, tha Tahiri.

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria në emër të ç’kapjes së shtetit po i kap të gjitha institucionet.

“Ajo se çfarë është duke ndodhur tash, tregon fillimisht për një logjikë klasike që në emër të ç’kapjes së shtetit të punohet për kapjen e saj. Në rkomandimin që jepet për deputetet e Kosovës është që të mos votohet raporti vjetor dhe shkarkimi i Bordit të AKP-së. E sjellin një dokument që ta kapin këtë agjenci”, tha ai.

Kategoritë
LajmeVendi