Gashi: Shqetësuese rritja e numrit të sulmeve seksuale në vend

Më 26 maj në Ferizaj ka ndodhur një sulm seksual ndaj një të miture 13 vjeçare.

E njëjta sipas dyshimeve kishte shkuar për të qëndruar në banesën e motrës së saj dhe aty kishte hasur në një person i cili e kishte sulmuar seksualisht. Dyshohet se motra dhe bashkëshorti i saj e kishin shtyrë të hynte në një dhomë me personin në fjalë i cili më pastaj e kishte sulmuar seksualisht, njofton KlanKosova.tv

Kenan Gashi nga rrjeti i OJQ-ve, AVONET, e cilëson si shumë shqetësues rritjen e numrit të sulmeve seksuale në vend.

“Jo vetëm për ne por për të gjithë qytetarët është shqetësuese kjo dukuri pasi jo që është vetëm sulm por krijon edhe pasiguri”.

Gashi në Info Magazine tha se pandemia COVID-19 mund të ketë ndikuar në rritjen e këtyre rasteve teksa bëri thirrje që të ketë më shumë ndërgjegjësim në parandalimin e këtyre rasteve.

“Muajve të fundit kemi rritje të sulmeve seksuale e kjo është shumë shqetësuese. Pandemia mund të ketë ndikuar në përhapjen e kësaj dukurie. Duhet të ketë mekanizma që ndikojnë në parandalimin e kësaj mendoj se edhe prindërit duhet të jenë më të kujdesshëm tek fëmijët deri në moshën madhore dhe të kenë kontroll më të madh në mbikëqyrjen e fëmijëve”.

“Ne si organizatë në vazhdimësi bëjmë fushata sensibilizuese në parandalimin e kësaj dukurie por e kemi pas edhe fushatën se si viktima nuk duhet të bëhet dy herë viktimë nga mospërkrahja e institucioneve”.

“Muajve të fundit kemi vërejtur një rritje të rasteve por që nuk është bërë shumë zhurmë për to por jo çështje i takon edhe komunitetit që duhet të jenë më të kujdesshëm dhe më të vetëdisuar nga kjo dukuri”, tha Gashi.

Kategoritë
LajmeVendi