Gasperini: Ndeshja ndaj Unitedit është e rëndësishme, por jo vendimtare

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, ka thënë se ndeshja ndaj Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve nuk është vendimtare dhe ka shpjeguar se cili është dallimi ndërmjet Djajve të Kuq, Liverpoolit dhe Manchester Cityt.

Të martën mbrëma, skuadra italiane është nikoqire e ekipit anglez në Gewiss Stadium në ndeshjen e vlefshme për Grupin F.

Pas tri sfidave të zhvilluara, Unitedi është lider me gjashtë pikë, derisa Atalanta ka dy pikë më pak, aq sa ka edhe Villarreali.

“Për neve, është një ndeshje e rëndësishme, por vetëm nëse fitojmë. E dimë se kemi nevojë për gjashtë pikë nga tri takimet e radhës, prandaj është një sfidë e rëndësishme, por jo vendimtare”, ka thënë Gasperini në një konferencë për shtyp.

Skuadra e tij në të kaluarën ka luajtur edhe kundër Liverpoolit dhe Cityt, ndërsa trajneri konsideron se ato kanë qenë skuadra shumë më të organizuara dhe në formën e tyre më të mirë, derisa Unitedi aktualisht është në ndërtim e sipër

Kategoritë
LajmeSport