Gastronomët marrin përkrahje nga Përparim Rama për të kaluar krizën e pandemisë

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve Petrit Kllokoqi njofton për takimin e zhvilluar sot me Kryetarin e Prishtinës Përparim Rama.

Kllokoqi thotë se me Ramën kanë diskutuar për rregulloren e re të Prishtinës, problemet me zhurmat, duhanin, terasat e cdo gjë tjetër.

Nga kreu i kryeqytetit Kllokoqi thotë se kanë marrë përkrahje për ta tejkaluar krizën e pandemisë.

Postimi i tij i plotë:

Sot takova kryetarin e ri të Prishtinës z. Përparim Rama ku e urova për misionin e ri. Kam shumë besim në punën e tij dhe të ardhmen e vendlindjes sime.

Diskutuam për rregulloren e re të Prishtinës, problemet me zhurmat, duhanin, terasat e cdo gjë tjetër.

Kryetari poashtu shprehu gadishmëri për përkrahjen e gastronomëve për të tejkaluar krizen e pandemisë.

Fapemnderit Përparim Rama, po shpresoj që ka me përparu vendi jonë me juve!

Kategoritë
LajmeVendi