Gavi refuzon ofertën e Barcelonës, gjiganti anglez hidhet në sulm për mesfushorin e ri

Talenti i ri, Gavi, pritet që të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës.

Mesfushori spanjoll raportohet se ka refuzuar edhe ofertën e tretë të Barçës për rinovim të kontratës, transmeton Gazeta Express.

Dhe, sipas “Marca”, Liverpooli është duke shpresuar që të përfitojë nga kjo situatë dhe të nënshkruaj me Gavin.

Në anën tjetër, Barcelona thuhet se nuk është e gatshme për t’i ofruar kontratë të re dhe me kushte tjera.

Kjo nënkupton se klubi katalunas mund ta lejojë largimin e 17-vjeçarit gjatë verës, për të mos e humbur me parametra zero në vitin e ardhshëm.

Kontrata aktuale e Gavit skadon më 30 qershor 2023.

Kategoritë
LajmeSport