Gazetari gjerman: Erdogan ka kaluar Macron, Papën, OKB-në…

Mediat gjermane vlerësuan presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për epërsinë e tij ndaj liderëve të tjerë botërorë dhe aftësinë e tij për të organizuar bisedime paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës.

Kështu, gazetari dhe publicisti gjerman Wolfram Weimer publikoi një artikull në faqen e internetit NTV Online me titull: “Erdogan – Personi i Javës”, ku ndër të tjera shkruan: “Erdogan ishte i vetmi që arriti të organizonte bisedimet e paqes për të arritur një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës. As presidenti francez Emmanuel Macron, as kancelari gjerman Olaf Schultz, as Izraeli, as Zvicra, madje as Papa, as Kombet e Bashkuara nuk kanë pasur sukses.

Presidenti Erdogan njihet si ndërmjetës midis Rusisë dhe Ukrainës dhe ka arritur të vendoset si një negociator diplomatik mes palëve ndërluftuese, me sytë e gjithë botës të përqendruar te Stambolli dhe shpresa për paqe”.

Kategoritë
BotaLajme