Gazetari i Sllobës e tani korrieri i Vucic: Serbia në asnjë rrethanë nuk do ta pranoj shtetin e rremë të Kosovës

Milovan Drecun që sot është deputet i partisë së Vucic dhe mban postin e udhëheqësit të kryetarit të ‘Komisionit për Kosovë e Metohi’ siç e quajnë në Kuvendin e Serbisë. Drecun bëri thirrje që populli serb në Kosovë të ruaj unitetin para zgjedhjeve të 14 shkurtit, që mund të arrihet vetëm përmes Listës Serbe. Porosi kjo për serbët e Kosovës që po përballen me presionin e Beogradit përmes kësaj partie e që u pa nga rasti i rrahjes të kandidatit serb Goran Vasiljevic nga ish deputeti i Listës Serbe Branislav Nikolic në fund të muajit të kaluar në Shtërpcë, transmeton Gazeta Metro.

Drecun dhe pushteti nacionalist serb i Vucic është përballë me akuza nga qarqe ekstreme fashiste serbe dhe atyre nga opozita se ‘duan të shesin Kosovën’, e nga serbët në Kosovë për ndrydhje të lirisë ku akuza më e rëndë vjen nga politikania serbe Rada Trajkovic që hapur akuzon regjimin për përligje të vrasjes së politikanit tjetër serb nga Kosova para tre vitesh,

Drecun përsëriti porosinë e Beogradit që zgjedhjet janë të rëndësishme edhe për të parë disponimin e politikanëve prishtinas kur bëhet fjalë për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas tij,  duke i parë deklaratat e liderëve kosovarë, Drecun nuk pret përparim në dialog.

“Nëse dikush paralajmëron që dëshiron revizion të marrëveshjes së Brukselit në pjesën e zbatimit të Asociacionit të Komunave Serbe apo ka porosi që dialogu do të përfundoj me njohje të ndërsjellë, atëherë këtu nuk ka dialog” tha Drecun, transmeton Gazeta Metro.

Drecuun vazhdoi me një lloj të përçudnuar të dialogut të tij, e vazhdoi me teori komploti e paraqitjen si viktimë Serbinë para ‘presionit të madh që i pret’.

“Beogradi në asnjë rrethanë nuk do ta pranoj atë shtet të rremë Kosovën edhe nëse kjo është synimi i shqiptarëve të shkojnë në atë drejtim në vazhdimin eventual të bisedimeve me Beogradin, atëherë nuk shoh asnjë mundësi për zgjidhje” tha Drecun, transmeton Gazeta Metro.

Ai përmendi fjalën që doli pas takimit të shefit të tij Vucic me presidentin francez Emannuel Macron, ‘zgjidhje inovative’ nga ‘politikanë trima’ me vizion të cilët nuk i sheh në Prishtinë deputeti serb Drecun, dhe e shtoi se zgjidhja duhet të jetë ‘specifike’. Siç nuk ksiihn shpjeguar as Vucic e as ministri i jashtëm serb Selakovic pas atij takimit se çka janë këto inovacione e këta trima dhe specifika për zgjidhje, njejtë bëri edhe Drecun.

Kategoritë
LajmeRajoni