Gazetari raporton live nga Kievi, prapa tij dy shpërthime të fuqishme. Shikoni videon

Në Kiev, që në orët e para të mëngjesit, janë dëgjuar shumë shpërthime të forta, ndërsa sirenat e mbrojtjes ajrore binin pandërprerë, me qëllim që banorët të strehoheshin në strehimoret më të afërta.

Pamjet e një shpërthimi u kapën gjatë një raportimi live të korrespondentit të CBS News, dhe BBC  Justine Redman.
Në video dukte një dritë e madhe dhe gazetari kthen kokën.  Brenda disa sekondave ndodhin dy shpërthime.

Forcat ruse kanë përparuar më në jug të Ukrainës duke marrë nën kontroll Detin e Zi e më konkretisht qytetin e Khersonit.

Kjo konsiderohet si një fitore e rëndësishme për Moskën pas një sërë pengesash ushtarake.

Ushtria ruse ka rrethuar gjithashtu rrethimin e Mariupolit, një port strategjik në Detin Azov që ndodhet midis Krimesë dhe republikave separatiste të Donbasit, të cilat kontrollohen nga Moska.

Kategoritë
BotaLajme