Gazetarja e shkarkuar kritikon transmetuesin gjerman Deutsche Welle për censurim të lirisë së fjalës

“Unë nuk jam antisemitike. Unë jam dikush që beson në lirinë e fjalës”, ka theksuar Maram në një intervistë për Anadolu Agency (AA), duke shtuar se kritikat ndaj politikave izraelite nuk përbëjnë antisemitizëm.

Gazetarja palestineze Maram Salem, e cila u pushua nga transmetuesi ndërkombëtar gjerman Deutsche Welle (DW) për pikëpamje të supozuara antisemtike, ka kritikuar ashpër menaxhmentin e DW-s për trajtim të padrejtë dhe censurim të lirisë së fjalës.

“Unë nuk jam antisemitike. Unë jam dikush që beson në lirinë e fjalës”, ka theksuar Maram në një intervistë për Anadolu Agency (AA), duke shtuar se kritikat ndaj politikave izraelite nuk përbëjnë antisemitizëm.

Në fillim të kësaj jave, DW njoftoi se ka pushuar gazetarë nga shërbimi arab i transmetuesit pas hetimit dy-mujor mbi akuza për antisemitizëm.

Salem mohoi akuzat kundër saj, duke i quajtur ato si “një skandal”, si dhe theksoi se ajo gjithmonë ka mbrojtur parimet demokratike, lirinë e shprehjes dhe të fesë, si dhe të drejtat e njeriut.

Gazetarja e re tha se hetimi i transmetuesit gjerman nuk u zhvillua në mënyrë të paanshme dhe objektive, si dhe u përdor nga menaxhmenti si një mjet për të justifikuar një rezultat të pacaktuar.

“Në rastin tim, postimi im kishte të bënte me lirinë e fjalës në Evropë. Unë e kritikova situatën në Evropë”, tha Salem.

Ajo thekson se në postimin e saj në Facebook, që u hetua nga menaxhmenti, as që u përmendën hebrenjtë apo Izraeli.

“Gjermania (thotë) se mbështet lirinë e fjalës, por fjala (ime) se nuk ka liri të fjalës në Evropë ishte e mjaftueshme që ata të më pezullojnë dhe në fakt të më akuzojnë se isha antisemitike”, thotë Salem.

Gazetarja thekson se akuzat për antisemitizëm shpesh përdoreshin për të kufizuar lirinë e fjalës dhe për të kufizuar kritikat ndaj politikave dhe veprimeve të Izraelit.

“Ka shumë vija të kuqe për të cilat vërtet nuk mund të flitet këtu kur bëhet fjalë për Izraelin. Dhe mendoj se është absurde, të paktën (për mua) si një palestineze që jetoi në Bregun Perëndimor pjesën më të madhe të jetës, që edhe të thuash gjëra normale për atë që po bën Izraeli në Bregun Perëndimor dhe Gaza, mund të përdoret kundër meje në Gjermani”, shpjegon Salem.

DW prej kohësh është kritikuar për mbulimin e njëanshëm të konfliktit izraelito-palestinez, pasi menaxhmenti i saj argumenton se Gjermania mban përgjegjësi të veçantë për Izraelin, për shkak të krimeve naziste të kryera kundër hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Vitin e kaluar, bordi redaktues i transmetuesit gjerman dërgoi një udhëzues të ri raportimi për stafin e saj, duke kufizuar më tej raportimin kritik ndaj Izraelit dhe sipas një njoftimi të ri për media, tani po planifikon të theksojë kodin e saj të sjelljes, me më shumë fokus mbi antisemitizmin, të drejtën e Izraelit për të ekzistuar dhe përgjegjësinë historike të Gjermanisë.

Kategoritë
BotaLajme