Gazmend Muhaxheri: Do ta votojë Lumir Abdixhikun

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka deklaruar se do ta përkrah Lumir Abdixhikun për kryetar të ardhshëm në kësaj partie.

Muhaxheri pak para se të nis Kuvendi i LDK-së, tha se besoj që do të jetë kuvendi i ripërtërirës së kësaj partie.

Muhaxheri: Unë preferoj Lumir Abdixhikun

“Të gjithë janë të lirë me votu sipas bindjes së tyre. Preferenca ime është për ta votuar Lumir Abdixhikun… unë besoj që do të jetë kuvendi i ripërtërirës dhe kthimit të LDK-së në vendin ku e ka”, tha ai.

Derisa ka shtuar se mendon që duhet të qëndrojnë në sallë për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente. Megjithatë, thotë se këtë duhet ta vendos kryesia e re e kësaj partie.

Muhaxheri: Duhet votuar Vjosa presidente

“Duhet të vendos kryetari i ri dhe kryesia. Unë jam me qëndru dhe me i dhënë mbështetje presidentes së re sepse e ka marrë mbështetjen e qytetarëve të Kosovës dhe ne jemi pjesë e qytetarëve dhe duhet ta dëgjojmë zërin e tyre”, tha ai.

Ai ka shtuar se nuk e di nëse si LDK do të shkojnë në takimin e nesërm të ftuar nga Kurti e Osmani.

Kategoritë
LajmeVendi