Gërvalla bisedon me homologët e saj nga Kosta Rika dhe Brukina Faso

????????????????????????????????????

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar dy takime të ndara në formë virtuale me homologët e saj nga Kosta Rika dhe Burkina Faso

Gjatë takimi që pati me ministrin e Jashtëm të Kosta Rikës, Rodolfo Solano Quirós, Gërvalla theksoi se Kosova e vlerëson lart faktin që Kosta Rika ishte një prej vendeve të para që njohu pavarësinë e Kosovës.

Ajo e njoftoi kryediplomatin e Kosta Rikës lidhur me angazhimet e qeverisë së Kosovës për të krijuar klimë të përshtatshme për investitorët e huaj.

Palët biseduan për bashkëpunim bilateral, duke parë nevojën që të thellohet bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës.

Për mundësi të bashkëpunimit bilateral në fusha me interes të përbashkët, ministrja Gërvalla foli edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Burkina Fasos, Alpha Barry, ku diskutuan mundësitë për shkëmbim përvojash në sektorin e shëndetësisë dhe atë të mbrojtjes.

Nga ana tjetër, të dy homologët e saj paraqitën qëndrim mbështetës të Kosovës, veçanërisht për anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.

Kategoritë
LajmeVendi