Gërvalla takoi ambasadoren e Francës në Kosovë, diskutuan për sigurisë në rajon pas gjendjes së krijuar në Ukrainë

????????????????????????????????????

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz priti sot në takim ambasadoren e Francës në Kosovë Marie-Christine Butel.
Gërvalla dhe Butel biseduan me fokus të veçantë temën e sigurisë në rajon pas gjendjes së krijuar në Ukrainë.

Ministrja e ka njoftuar ambasadoren Butel për hapat që MPJD ka ndërrmarrë për ta mundësuar sa më shpejt anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), duke themeluar Grupin Ndërinstitucional që do ta procedojë këtë proces.

Po ashtu, e ka informuar ambasadoren franceze për të gjithë hapat që Kosova ka ndërmarrë këto ditë, për ti dalë në ndihmë shtetit të Ukrainës, dhe duke u bërë pjesë e sanksioneve që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vendosur Federatës Ruse

Kategoritë
LajmeVendi