Gjakmarrja në Shkodër, Eduard Kësolla ishte 4 vjeç kur i vranë babain, para krimit urdhëroi të dilnin të gjithë nga lokali

Eduard Kësolla ishte vetëm 4 vjeç kur i vranë të atin, Palin në vitin 1996. Pas 26 vitesh ai merr hak ndaj Prekës djalit të familjes Tonaj në Grudë të Re.

Policia e Shkodrës pas dëshmive të banorëve dhe klientëve të lokalit, këtë pasdite arrestoi 30 vjeçarin si autorin e dyshuar të vrasjes.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në një lokal. Burimet tregojnë se Kësolla e ka kryer i vetëm krimin. Në momentin që është futur në lokal ai u ka kërkuar personave të tjerë të  largoheshin dhe ka qëndruar drejt objektivit të tij duke i thënë: Ti e di që na ke borxh.

Sakaq, siç mëson gazetari Simon Shkreli 30-vjeçari e ka mohuar krimin në policinë e Shkodrës, por i janë gjetur gjurmë baruti në duar.Familja Kësollo dhe Tonaj ishin në hakmarrje. Vite më parë Prekës i kanë vrarë dy vëllezër Nikollën dhe Zekun. Nikollën në kohën e komunizmit e ka vrarë në burg Pal Kësolla. Familja Tonaj në 1996 e mori gjakun dhe vrau Palin.

Kategoritë
LajmeVendi