Gjakovë/ Konfirmohet vdekja e dy fëmijëve nga zjarri në shtëpi

Një shtëpi është kapluar nga zjarri në fshatin Ujz të Gjakovës, policia për këtë rast është informuar rreth orës 10:00 dhe menjëherë kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme në vendin e ngjarjes.

Policia ka konfirmuar për lajmi.net se zjarri është në zhvillim e sipër, teksa në një nga dhomat e shtëpisë dy katëshe kanë qenë dy fëmijë 10-13 vjeç, djem të axhës mes vete.

Lumni Graishta, drejtor në Policinë Rajonale të Gjakovës, tha se tashme mjeku e ka konstatuar se të miturit kanë vdekur.

“Mjeku e ka se fëmijët kanë vdekur si shkak i zjarrit. Fëmijët janë të gjinisë mashkullore, 10-13 vjeç”, tha Graishta.

Në vend ngjarje është policia, zjarrfikësit dhe mjekësia ligjore.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Kategoritë
LajmeVendi