Gjakovë: Policia arreston një shtetas të Shqipërisë- planifikonte të vriste dikë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, shtetas i Shqipërisë për veprën penale “Shtytje dhe vrasje e rëndë në tentativë”.

Sipas raportit 24 orësh, Policia pas një pune hetimore ka arritur ta identifikoj të njëjtin i cili kishte planifikuar të kryej vrasjen.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Gjakovë 28.10.2020 – 10:00. Pas një pune hetimore me datë 28.04.2021 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, shtetas i Shqipërisë, nën dyshimin se i njëjti kishte planifikuar të kryej veprën e lartcekur. Në lidhe me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cili pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Kategoritë
LajmeVendi