“Gjatë mandatit të ardhshëm të qeverisjes Haskuka do të jemi edhe më shumë në përkrahje ndaj bizneseve”

Tani, çdo ditë e më shumë jam më afër kompanive dhe njerëzve të cilët më njohin dhe e kërkoj përkrahjen e tyre duke u munduar t’i dëgjoj brengat e tyre.

Kënaqësia ishte e imja ta vizitoj kompaninë ‘Extra Fruit Fillings sh.p.k‘ e cila funksionon në #Prizren, dhe në qendrën e saj ka gjithësej 40 punëtore kryesisht gra dhe se pruduktet e tyre i eksportojnë në 25 vende të ndryshme të botës. Gjatë mandatit të ardhshëm të qeverisjes Haskuka do të jemi edhe më shumë në përkrahje instuticionale ndaj bizneseve.

Së bashku ta bëjmë Prizrenin kryeqytet, të zhvillimit ekonomik, inovacionit e të prodhimit, të zhvillimit të gjelbër, të sportit, të shëndetit, rinisë, arsimit e kulturës.
#VVazhdojmë “Më shumë për Prizrenin”!
Mytaher Haskuka144✅
Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi