Gjatë vitit 2020 në Evropë u raportuan mbi 1 milion abuzime të fëmijëve në internet

Komisionerja për Çështjet e Brendshme të Bashkimit Evropian (BE) Ylva Johanson tha se do të propozojë krijimin e një “qendre evropiane” të re për të luftuar abuzimin ndaj fëmijëve.

Komisionerja e Çështjeve të Brendshme të Bashkimit Evropian (BE), Ylva Johansson, tha se më shumë se një milion raportime të abuzimit të fëmijëve në internet u dërguan në Evropë vitin e kaluar. Johansson tha se do të propozonte krijimin e një qendre për të luftuar fenomenet e tilla.

Johansson foli pas një takimi të ministrave të brendshëm për parandalimin dhe hetimin e abuzimit të fëmijëve, të organizuar nga Sllovenia si kryesuese e radhës e Këshillit të Bashkimit Evropian (BE).

Ajo tha se Komisioni do të propozojë një ligj në fillim të vitit të ardhshëm që do t’i detyrojë furnizuesit e internetit të zbulojnë dhe raportojnë përmbajtjen që përfshin abuzim seksual të fëmijëve, duke vënë në dukje se raportimi i rasteve është aktualisht vullnetar dhe se disa kompani nuk po e bëjnë këtë.

Johansson tha se do të propozojë gjithashtu krijimin e një “qendre të re evropiane” për luftën kundër abuzimit të fëmijëve.

Johansson deklaroi se në vitin 2010, kishte 20.000 raportime për abuzim seksual të fëmijëve në internet, ndërkaq, vetëm në Evropë, mbi një milion ankesa të tilla janë pranuar vitin e kaluar.

Kategoritë
BotaLajme