Gjenden eshtrat e 10 personave të vrarë gjatë luftës në Bosnje

Emza Fazlliç, zëdhënëse e Institutit për Persona të Zhdukur të Bosnjës dhe Hercegovinës, njoftoi se ky është varri masiv në vendin më të largët nga ku janë gjetur eshtrat e të vrarëve në Srebrenicë.
Eshtrat e 10 personave të vrarë gjatë Luftës së Bosnjës u gërmuan nga një varr masiv i gjetur në korrik në Bosnjë dhe Hercegovinën juglindore.

Zëdhënësja e Institutit për Persona të Zhdukur të Bosnjës dhe Hercegovinës, Emza Fazlliç, tha se hetimi zbuloi se eshtrat e gjetura në varrin masiv në qytetin e Klanovikut u përkisnin 10 boshnjakëve që u vranë në Srebretnisa në vitin 1995.

Fazlliç tha se ky është varri masiv në lokacionin më të largët nga Srebrenica, ku gjenden eshtrat e të vrarëve në Srebrenicë, duke shtuar: “Ishte shumë e vështirë të gjeje mbetjet e mbuluara me mbeturina të ndryshme ndërtimore. Eshtrat e viktimave, të nxjerra nga varri masiv, janë dërguar për analizë të ADN-së. Sipas rezultateve të analizës, u kuptua se trupat ishin në mesin e viktimave të vrarë në Srebrenicë gjatë Luftës së Bosnjës. tha.

Kategoritë
LajmeRajoni