Gjendet e vdekur kryebashkiakja ukrainase, u ekzekutua nga forcat ruse bashkë me burrin dhe djalin

Kryetarja e një fshati në Ukrainë u rrëmbye, u ekzekutua dhe u hodh në një gropë pylli së bashku me burrin dhe djalin e saj.

Olga Sukhenko, kryetarja e Motyzhyn, një fshat periferik jashtë kryeqytetit, Kiev, dhe familja e saj dihej se ishin rrëmbyer nga trupat pushtuese ruse më 23 mars, thanë zyrtarët ukrainas.

Më pas, trupat “torturuan dhe vranë të gjithë familjen e kryetarit të fshatit”, tha Anton Herashchenko, një këshilltar i ministrisë së brendshme të Ukrainës, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

“Okupatorët dyshuan se ata po bashkëpunonin me ushtrinë tonë, duke na dhënë vendndodhjen se ku të synonim artilerinë tonë”.

“Këto llumë torturuan, therën dhe vranë të gjithë familjen,” tha ai, duke përmendur emrin Sukhenko, burrin e saj, Ihor Sukhenko, dhe djalin e tyre, Oleksandr.

Një reporter i Reuters pa kufomat në një varr të cekët në një pyll pranë një ferme, e cila ishte shkatërruar plotësisht, pak jashtë Motyzhyn.

Kategoritë
BotaLajme