Gjendet e vdekur një foshnje në Prizren, nëna dërgohet për tretman shkaku i gjendjes jo të mirë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është gjetur pa shenja jete trupi i një foshnje në Prizren.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se nëna e foshnjes është dërguar për tretman mjekësor shkaku i gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”,

“Prizren 14.03.2022-NN. Raportohet se është gjetur pa shenja jete trupi i një foshnje. Për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore e ëma e foshnjës është dërguar për trajtim mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Kategoritë
LajmeVendi