Gjendet një copë metali në shishen e një antibiotiku në QKUK

Një copë metali është gjetur brenda shishes së antibiotikut Cefriaxone në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i Shëndetësisë, Bujar Vitia, i cili ka publikuar fotografitë e produktit.

Ai ka njoftuar se copa e metalit brenda shishes së antibiotikur është gjetur nga stafi mjekësor i kësaj klinike, të cilët po përgatisnin terapinë për një pacient.

Me të vërejtur metalin, mjekët kanë larguar këtë produkt nga përdorimi.

 

Kategoritë
LajmeShëndetësiVendi