Gjenerali amerikan: Kina mund të rrisë ndikimin në Lindjen e Mesme, ndërsa Amerika zvogëlon praninë

Në lidhje me situatën e krijuar së fundmi në Lindjen e Mesme ka reaguar një gjeneral amerikan Frank McKenzie.

Mediat e huaja bëjnë me dije se gjenerali thotë se ndërsa Shtetet e Bashkuara zvogëlojnë praninë e tyre ushtarake në të gjithë Lindjen e Mesme për t’u përqëndruar në konkurrencën e madhe me Kinën dhe Rusinë, kjo rrezikon t’u japë atyre dy vendeve një shans për të plotësuar hapësirën e lënë bosh dhe zgjeruar ndikimin e tyre në rajon.

McKenzie ka zhvilluar një turne nëpër Lindjen e Mesme gjatë javës së kaluar duke dhënë vlerësime mbi pyetjet e ngritura nga udhëheqësit ushtarakë dhe politikë me të cilët është takuar.

Ndër të tjera ai ka theksuar se ata duan të dinë nëse Uashingtoni është akoma të përkushtuara ndaj vendeve të tyre dhe rajonit dhe çfarë mbështetjeje tjetër mund të marrin.

Kategoritë
BotaLajme