Gjermani – 18 kandidatë me origjinë turke bëhen deputetë në Bundestag

Numri i deputetëve me origjinë turke në Bundestagun gjerman u rrit në 18 pas këtyre zgjedhjeve, nga 14 që ishte në legjislaturën e mëparshme.

Rezultatet të përkohshme zyrtare të zgjedhjeve parlamentare të 26 shtatorit në Gjermani nxorën Partinë Socialdemokrate (SPD) fituese me 25,7% të votave, ndjekur nga Partitë e Unionit Kristian (CDU/CSU) 24,1%.

Kështu, shpërndarja e deputetëve në Bundestag do të jetë: SPD 206, CDU/CSU 196, Të Gjelbrit 118, Demokratët e Lirë (FDP) 92, Alternativa për Gjermaninë (AfD) 83 dhe Partia e Majtë (Die Linke) 39.

Ndërkohë, 18 kandidatë me origjinë turke gjithashtu fituan të drejtën për të hyrë në Bundestag si deputetë.

Aydan Ozoguz, Hakan Demir, Metin Hakverdi, Macit Karaahmetoglu, Derya Turk-Nachbaur, Mahmut Ozdemir, Cansel Kiziltepe, Gulistan Yuksel dhe Nezahat Baradari u zgjodhën si deputetë nga Partia Socialdemokrate (SPD).

Cem Ozdemir, Ekin Deligoz, Canan Bayram, Filiz Polat dhe Melis Sekmen do të jenë deputetë nga Partia e Gjelbër, kurse Ates Gurpinar, Sevim Dagdelen dhe Gokay Akbulut do të hyjnë në Bundestag si përfaqësues të Partisë së Majtë. Po ashtu Serap Guler u zgjodh si anëtare e parlamentit gjerman nga Unioni Demokristian (CDU).

Kështu, numri i deputetëve me origjinë turke në Bundestagun gjerman u rrit në 18 pas këtyre zgjedhjeve, nga 14 që ishte në legjislaturën e mëparshme.

Përveç këtyre, në mesin e të zgjedhurve është edhe Takis Mehmet Ali, i cili vjen nga një familje greke me orgjinë nga Turqia.

Kategoritë
BotaLajme