Deputetja e Partisë së Majtë, Petra Pau, tha se vitin e kaluar në Gjermani janë kryer 2.275 krime për shkak të antisemitizmit.
Në Gjermani antisemitizmi është rritur më shumë gjatë periudhës se koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Në përgjigjen e një pyetjes së parashtruar, deputetja e Partisë së Majtë, Petra Pau, tha se vitin e kaluar në Gjermani janë kryer 2.275 krime për shkak të antisemitizmit. Sipas saj, ky është numri më i lartë i regjistruar që nga viti 2001.
Gjithashtu ajo tha se 1.367 persona tjerë u morën nën hetim për krime kundër antisemitizmit, por askush prej tyre nuk u arrestua.
Përgjegjësi për luftën kundër antisemitizmit pranë qeverisë gjermane, Felix Klein, deklaroi se ishte i tmerruar nga numrat e njoftuar dhe se këto numra duhet të konsiderohen si një paralajmërim.
Kreu i Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani, Josef Schuster, për gazetën “Tagesspiegel” tha se janë të shqetësuar për numrin e publikuar të sulmeve dhe sipas tij “këto sulme treguan se radikalizmi në shoqëri është rritur dhe se respekti për pakicat po zvogëlohet”.