Gjermani, autoritetet kryejnë bastisje për postime të urrejtjes kundër politikanëve

Autoritetet gjermane kanë kryer bastisje në gjithë vendin dhe kanë marrë në pyetje më shumë se 100 të dyshuar në një hetim lidhur me postimet e urrejtjes kundër politikanëve që kanë të bëjnë me zgjedhjet kombëtare të vitit të kaluar.

Autoritetet gjermane kanë kryer bastisje në gjithë vendin dhe kanë marrë në pyetje më shumë se 100 të dyshuar në një hetim lidhur me postimet e urrejtjes kundër politikanëve që kanë të bëjnë me zgjedhjet kombëtare të vitit të kaluar.

Zyra e prokurorit të Frankfurtit dhe Zyra Federale e Policisë Kriminale njoftuan se bastisjet erdhën pas një analize të mbi 600 postimeve në mediat sociale me përmbajtje kriminale. Hetimi u bazua në legjislacionin që u prezantua vitin e kaluar, i cili parashikon dënime të ashpra për shpifje dhe abuzim të njerëzve “në jetën politike”, qoftë në nivel lokal, rajonal apo federal.

Ai parashikon dënim deri në tre vjet burg për abuzim të motivuar nga pozita e personit në jetën publike që mund të “ndërlikojë ndjeshëm në punën e tyre publike”.

Prokurorët nuk përmendën objektivat e mesazheve që rezultuan në bastisjet, por thanë se hetimi mbuloi postime kundër politikanëve nga të gjitha partitë aktualisht në parlamentin kombëtar të Gjermanisë dhe se dy të tretat e tyre janë gra, duke shtuar se ato përfshinin abuzime kundër politikanëve të njohur në nivel kombëtar, si dhe citate të rreme që shihet se ishin dizajnuar për të diskredituar objektivat e tyre.

“Kjo tregon qartë shkallën në të cilën zyrtarët ofendohen, shpifen dhe kërcënohen në internet”, tha në një deklaratë prokurori i lartë në shtetin qendror Hesse të Gjermanisë, Torsten Kunze.

Parlamenti gjerman u zgjodh në fund të shtatorit të vitit të kaluar.

Kategoritë
BotaLajme