Gjermani, burg të përjetshëm për nënën që vrau 5 fëmijët e saj

Si motiv për vrasjen, nëna përmendi poshtërimin që përjetoi pasi familja u shpërbë pas divorcit nga bashkëshorti i saj i cili më pas vazhdoi të jetonte me një person tjetër

Nëna 28-vjeçare, e cila vrau pesë fëmijë në shtetin gjerman Westphalia Veriore, është dënuar me burgim të përjetshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Gjykatën e Qarkut Wuppertal, nëna që mbyti pesë fëmijët në banesën ku jetonin në shtator të vitit 2020 u dënua me dënimin më të lartë për këtë krim të tmerrshëm.

Si motiv për vrasjen, nëna përmendi poshtërimin që përjetoi pasi familja u shpërbë pas divorcit nga bashkëshorti i saj, i cili më pas vazhdoi të jetonte me një person tjetër.

Në momentin e vrasjes, fëmija 11-vjeçar, respektivisht fëmija i saj i gjashtë, mbeti gjallë pasi ishte në shkollë.

Nëna, e cila mohoi akuzat në gjykatë, pretendoi se një i panjohur që hyri në banesën e saj i vendosi prangat dhe vrau fëmijët e saj.

Kategoritë
BotaLajme