Gjermani, dy ish-ushtarë arrestohen për tentim për formimin e një organizate terroriste

Arend-Adolf G. dhe Achim A. kanë dashur të formojnë një grup paramilitar dhe të dërgojnë anëtarët e tij në luftën në Jemen duke ofruar një pagë mujore prej 40 mijë eurosh për secilin ushtar që do të punonte për ta.

Dy ish-ushtarë në Gjermani janë arrestuar me akuzën për tentimin për të formuar një organizatë terroriste.

Në deklaratën me shkrim nga Kryeprokuroria Federale thuhet se dy shtetas gjermanë, Arend-Adolf G. dhe Achim A., janë arrestuar në rajonin Breisgau-Hochschwarzwald në afërsi të Mynihut, me operacionin ku ka marrë pjesë njësia policisë për operacione speciale.

Thuhet se Arend-Adolf G. dhe Achim A. kanë dashur të formojnë një grup paramilitar dhe të dërgojnë anëtarët e tij në luftën në Jemen duke ofruar një pagë mujore prej 40 mijë eurosh për secilin ushtar që do të punonte për ta.

Deklarata e Kryeprokurorisë më tej bën të ditur se ushtarët kanë planifikuar të formojnë një fuqi ushtarake prej 150 mercenarësh ndërsa forcën ushtarake që do ta formojnë në statusin e një kompanie private kanë dashur t’i propozojnë qeverisë së Arabisë Saudite për detyra speciale të paligjshme në Jemen, por se autoritetet saudite nuk u janë përgjigjur atyre.

Kategoritë
BotaLajme