Gjermani, porositë e prodhimit shënuan rënie

Porositë e reja të prodhimit shënuan rënie me 4.7 për qind në bazë mujore në mars për shkak të kërkesës së dobët jashtë zonës së euros.

Porositë e prodhimit gjermane shënuan rënie për të dytin muaj radhazi në mars, njoftoi sot Zyra statistikore Destatis.

Porositë e reja në prodhim ranë me 4.7 për qind nga shkurti për shkak të kërkesës më të dobët jashtë zonës së euros, treguan të dhënat e përkohshme.

“Rënia e porosive të reja në prodhim është kryesisht për shkak të porosive jashtë: porositë e huaja ranë me 6.7 për qind në mars në krahasim me muajin e kaluar”, thuhet në njoftim.

Porositë e reja jashtë zonës së euros ranë me 13.2 për qind ndërsa u rritën me 5.6 për qind brenda zonës së euros. Po ashtu dhe porositë e brendshme ranë me 1.8 për qind në bazë mujore në mars.

Prodhimet e mallrave kapitale ranë me 8.3 për qind në të njëjtën periudhë. Në bazë vjetore, edhe shifra e marsit shënon rënie me 3.1 për qind.

Kategoritë
BotaLajme