Gjermani, rritet kërkesa për miell dhe vaj ushqimor shkaku i luftës Rusi-Ukrainë

Sipas Destatis, zyrës së statistikave të Gjermanisë, shumë shitës me pakicë kufizuan shitjet e këtyre artikujve për shkak të kërkesës së lartë

Kërkesa për vaj ushqimor dhe miell në Gjermani është rritur ndjeshëm që nga fillimi i luftës ruse kundër Ukrainës në fund të shkurtit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Destatis, zyrës së statistikave të Gjermanisë, shumë shitës me pakicë kufizuan shitjet e këtyre artikujve për shkak të kërkesës së lartë.

“Kërkesa për vaj ushqimor, për shembull, u dyfishua (+123 për qind) në javën e 10 (7 deri në 13 mars 2022) krahasuar me gati gjashtë muaj më parë në shtator 2021”, thuhet në raportin e zyrës statistikore.

Kërkesa për miell u trefishua (+206 për qind) gjatë së njëjtës periudhë, shtohet në raport.

Rusia dhe Ukraina janë furnizues kyç të shumë produkteve ushqimore, duke përfshirë grurin, misrin dhe farat e lulediellit.

Lufta në këtë rajon shkakton shqetësime për mungesën e ushqimit globalisht.

Kategoritë
BotaLajme