Gjermani, rritet në 5 numri i të vdekurve nga shpërthimi në fabrikën kimike

Dy persona mbeten ende të zhdukur në sektorin e djegies së mbetjeve të ngurta në fabrikën kimike të kompanisë Currenta

Numri i të vdekurve si pasojë e shpërthimit të madh në fillim të kësaj jave në një fabrikë kimike në qytetin perëndimor gjerman të Leverkusenit është rritur në 5, njoftuan autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dy persona mbeten ende të zhdukur në sektorin e djegies së mbetjeve të ngurta në fabrikën kimike të kompanisë Currenta, sipas deklaratës nga zyra e prokurorit të Këlnit.

Punët për identifikimin e trupave të nxjerrë nga rrënojat vazhdon dhe përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit janë gjithashtu në vazhdim, thuhet në deklaratë.

Asnjë informacion nuk u zbulua në lidhje me shtetasin turk Erdoğan Sarıkaya i cili punonte si shef ndërrimi në kompani dhe është në mesin e të zhdukurve.

Shpërthimi i 27 korrikut në Chempark, një nga parqet më të mëdhenj industrialë në vend për kompanitë kimike, shkaktoi tym masiv në ajër.

Autoritetet kishin këshilluar banorët e rretheve përreth që të qëndrojnë brenda dhe të mbajnë dritaret e mbyllura për shkak të frikës nga gazrat helmuese.

Zyrtarët gjithashtu kishin vendosur të mbyllnin këndet e lojërave dhe i këshilluan banorët të mos konsumojnë fruta dhe perime nga kopshtet për shkak të testeve të cilësisë së ajrit.

Kategoritë
BotaLajme