Gjermani, sulm me thikë në qytetin Wurzburg

Policia ndaloi sulmuesin duke e qëlluar në këmbë dhe e arrestoi, pasi ai vrau të paktën 3 persona dhe plagosi 6 të tjerë

Të paktën tre njerëz u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën, disa prej tyre seriozisht, në një sulm me thikë në qytetin Wurzburg të Gjermanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia gjermane njoftoi se sulmuesi sulmoi kalimtarët në Sheshin Barbarossa të qytetit.

Sipas raportimeve të mediave lokale, policia ndaloi sulmuesin duke e qëlluar në këmbë dhe e arrestoi.

Ambulancat kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Kategoritë
BotaLajme