Gjermani, sulmi ndaj refugjatit sirian shkakton zemërim

17-vjeçari u sulmua nga një burrë i cili po ashtu e goditi viktimën në kokë disa herë, e sulmoi verbalisht me sharje racore, e pështye në fytyrë dhe i tha që të largohej nga vendi.

Një video që tregon një refugjat të ri sirian duke u sulmuar në mënyrë raciale në një tramvaj në qytetin lindor gjerman Erfurt ka shkaktuar zemërim në mediat sociale.

17-vjeçari u sulmua nga një burrë i cili po ashtu e goditi viktimën në kokë disa herë, e sulmoi verbalisht me sharje racore, e pështye në fytyrë dhe i tha që të largohej nga vendi.

Askush nuk ndërhyri, por sulmi u filmua nga një pasagjer dhe u postua në rrjetet sociale.

Autoritetet identifikuan të dyshuarin si një shtetas gjerman 40-vjeçar dhe thanë se ai ishte i njohur për policinë për historinë e tij të dhunshme kriminale.

Departmenti i policisë i qytetit Erfurt konfirmoi se i dyshuari u arrestua, por nuk dha detaje për shkak të hetimi në vazhdim.

Incidenti i fundit është ndër një varg sulmesh ksenofobike në Gjermani që synojnë refugjatët dhe emigrantët.

Gjermania në vitet e fundit ka qenë dëshmitare e ksenofobisë në rritje dhe urrejtjes kundër migrantëve, të nxitura nga propaganda e grupeve neo-naziste dhe partia ekstreme e djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Kategoritë
BotaLajme